Tahiri: PDK s’do të lejojë në listë zgjedhore persona të korruptuar

Abelard Tahiri nga Partia Demokratike e Kosovës ka thënë se Lista zgjedhore e partisë ku ai është anëtar nuk do të ketë njerëz të korruptuar.

Lajme

22/08/2019 21:33

“PDK në Listën zgjedhore nuk do të lejojë njerëz të korruptuar. Kushti ynë për partnerin e ardhshëm të qeverisë është që të mos kenë njerëz që kanë probleme me ligjin. PDK-ja është parti që mund ta luftojë korrupsionin dhe mund ta zhvillojë vendin”, ka thënë Tahiri në RTK.

Tahiri ka thënë se prioritet i PDK-së është luftimi i korrupsionit.

Ai ka folur edhe për akuzat për korrupsion që rëndojnë mbi PDK-në.

“Nuk mund të dënohemi kolektivisht si parti në rast se ndonjë individ abuzoi me pushtetin”, ka thënë Tahiri. “Gjatë qeverisjes sime u fokusova kryesisht në luftimin e korrupsionit”.