Tahiri: Nuk do të ketë PAN 2

Sekretari organizativ i AAK-së, Besnik Tahiri, ka deklaruar se pas zgjedhjeve të 6 tetorit nuk mund të ketë një PAN të dytë, teksa ka theksuar se partinë e tij me PDK-në e ndajnë temat e mëdha, siç janë korrigjimi i kufijve dhe taksa e vënë ndaj produkteve serbe.

Lajme

12/09/2019 09:14

Sekretari organizativ i AAK-së Besnik Tahiri, i cili është edhe koordinator nacional për Reformë Shtetërore, në një intervistë për gazetën “Zëri” ka përjashtuar mundësitë që të ketë një koalicion PAN 2 në Kosovë pas zgjedhjeve të 6 tetorit. Tahiri ndër të tjera ka shpjeguar arsyet e prishjes së koalicionit PAN (PDK, AAK, AKR dhe Nisma), teksa ka theksuar se korrigjimi i kufijve me Serbinë dhe taksa e vënë ndaj produkteve serbe janë temat që e kanë ndarë partinë e tij me partitë e tjera të PAN-it.

“Ne nuk jemi prishur për tenderë ose për gjëra të vogla, sepse kryeministri nuk është përzier në ato punë, ne jemi prishur për çështje të mëdha dhe kur ka ardhur puna që të jemi me një zë gjërat kanë ndryshuar”, ka thënë Tahiri. Ai ndër të tjera ka folur për reformën shtetërore, për Ligjin për Qeverinë, për vijat e kuqe të AAK-së në zgjedhjet nacionale, si dhe për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.