Tahiri -krerëve të shtetit: Boll u shëtitet në Paris, tash a po merreni me minatorët e Trepçës që janë pa rroga
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, i ka bërë thirrje Qeverisë që të merret me minatorët e Trepçës, bllokadat e rrugëve e pensionistët. Ai në një reagim të tij në llogarinë në Facebook, është shprehur se qeveritarët mjaftueshëm janë shëtitur dhe kanë bërë foto e video në Paris. “U…

Lajme
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, i ka bërë thirrje Qeverisë që të merret me minatorët e Trepçës, bllokadat e rrugëve e pensionistët.
Ai në një reagim të tij në llogarinë në Facebook, është shprehur se qeveritarët mjaftueshëm janë shëtitur dhe kanë bërë foto e video në Paris.
“U shëtitët boll, edhe foto e video bëtë në Paris, tash a po merreni me minatorët e Trepçës që janë pa rroga, me bllokadat e rrugëve gjithandej Kosovës, me pensionistët që po presin pas katër vjet qeverie me ua rritë pensionet me dëmet ekonomike e me bllokadën ndërkombëtare. Punoni najsen të hajrit, e jo veç me kontrata njëburimore e korruptive! Se di për besë çka do të folni në fushatë”, ka thënë Tahiri./Lajmi.net/