Tahiri: Memli Krasniqi e udhëhoqi PDK-në me përgjegjësi, urtësi dhe përkushtim në një periudhë jo të lehtë
Pas dorëheqjes së Memli Krasniqit nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, deputeti Abelard Tahiri e ka vlerësuar kontributin e tij përmes një postimi në Facebook. Tahiri theksoi se Krasniqi e udhëhoqi PDK-në “me përgjegjësi, urtësi dhe përkushtim” në një periudhë të vështirë për vendin dhe politikën, transmeton lajmi.net. Ai kujtoi sukseset e…
Lajme
Pas dorëheqjes së Memli Krasniqit nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, deputeti Abelard Tahiri e ka vlerësuar kontributin e tij përmes një postimi në Facebook.
Tahiri theksoi se Krasniqi e udhëhoqi PDK-në “me përgjegjësi, urtësi dhe përkushtim” në një periudhë të vështirë për vendin dhe politikën, transmeton lajmi.net.
Ai kujtoi sukseset e PDK-së gjatë drejtimit të Krasniqit, duke përmendur dy fitore të rëndësishme në zgjedhjet lokale dhe rikthimin e besimit të qytetarëve përmes një vizioni të qartë politik dhe “kulture të re politike”.
Tahiri gjithashtu e vlerësoi personalisht Memlin, duke e përshkruar si “një prej miqve të mi më të mirë, një njeri me karakter, besnikëri dhe idealizëm të rrallë”, duke shtuar se kontributi i tij në forcimin e PDK-së dhe konsolidimin e opozitës “do të mbetet pjesë e historisë sonë politike”.
Postimi i plotë:
Memli Krasniqi, i cili mori drejtimin e Partisë Demokratike të Kosovës në korrik të vitit 2021, e udhëhoqi me përgjegjësi, urtësi dhe përkushtim në një periudhë jo të lehtë as për vendin, as për politikën tonë.
Gjatë kësaj kohe, PDK doli dy herë partia më e votuar në zgjedhjet lokale dhe arriti të rikthejë besimin e qytetarëve përmes një vizioni të qartë dhe një kulture të re politike.
Në zgjedhjet parlamentare, me propozimin e Bedri Hamzës për kryeministër, Memli dëshmoi se politika mund të bëhet me seriozitet, qetësi dhe me plane të ndërtuara për të ardhmen.
Përtej çdo roli politik, Memli është dhe mbetet një prej miqve të mi më të mirë, një njeri me karakter, besnikëri dhe idealizëm të rrallë.
Kontributi i tij në forcimin e PDK-së dhe në konsolidimin e opozitës do të mbetet pjesë e historisë sonë politike.
Faleminderit, Memli Krasniqi për çdo ditë pune, për çdo sfidë të përballuar me dinjitet dhe për çdo hap që e ke bërë për të mirën e Kosovës dhe të Partisë Demokratike të Kosovës./lajmi.net/