Tahiri: Marrëveshja për kodin u jep fund tre operatorëve ilegal që kanë vepruar në Kosovë
Edita Tahrir duke informuar kabinetin qeveritar për marrëveshjen për kodin telefonik ka thënë se është e sigurt që Kosova do ta ketë kodin e saj 383 dhe do t’i ndahet nga ITU me 15 dhjetor.
![](https://lajmi.net/wp-content/uploads/2016/09/Foto-Ministrja-Tahiri-.jpg)
Lajme
Ajo ka thënë se me kodin e ri do të shuhen kodet ekzistuese.
“Pronare e saj është Kosova dhe ajo do të administrojë me të. Me këtë kod vendoset kodi frekuencor mes Kosovës dhe Serbisë dhe do të ketë fitime milionëshe. Marrëveshja për Kodin i jep fund tre operatorëve ilegal që kanë vepruar në vendin tonë”, ka thënë Tahiri në mbledhjen e qeverisë, raporton lajmi.net
Ndërsa shefi i qeverisë, Isa Mustafa ka thënë se është një marrëveshje shumë e rëndësishme kjo për kodin e cila ka zgjatë shumë për shkak që Serbia ka penguar./Lajmi.net