Tahiri: Kosova faktor i paqes në rajon
Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka marrë pjesë në Konferencën e Tretë të Ambasadorëve të Republikës së Kosovës, ku ka folur rreth Progresit në dialogun e Brukselit dhe perspektivën euro-atlantike të Kosovës dhe ka thënë se Kosova me dialogun e Brukselit, po dëshmohet si faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon, dhe vetë Dialogu i Brukselit po konsiderohet si kontribuuesi kryesor i paqen në rajon.
Lajme
Sipas saj, dialogu që po zhvillohet në Bruksel mes Prishtinës dhe Beogradit, ka dhënë rezultate të rëndësishme.
Ministrja Tahiri, është shprehur e kënaqur për nënshkrimin e marrëveshjes për njohjen reciproke të polisave të sigurimit të automjeteve mes dy shteteve, marrëveshje e cila sipas saj do të ulë koston e tarifave dhe mundësojë një lëvizje më të lirë për qytetarët dhe në veçanti për shqiptarët e Luginës së Preshevës.
Ajo ka thënë se pret rezultate në përmbylljen e marrëveshjes për kodin telefonik.