Tahiri: Kjo qeveri as sot, nuk po i’u përgjigjet pyetjeve që u interesojnë qytetarëve

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka bërë disa kritika ndaj qeverisë Kurti. Sipas Tahirit qeveria nuk po përgjigjet në 10 pyetje që u interesojnë qytetarëve. Përmes një postimi në Facebook, Tahiri i ka renditur dhjetë pyetje të cilat sipas tij janë me rëndësi për qytetarët e për të cilat qeveria nuk po…

Lajme

04/08/2024 13:21

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka bërë disa kritika ndaj qeverisë Kurti.

Sipas Tahirit qeveria nuk po përgjigjet në 10 pyetje që u interesojnë qytetarëve.

Përmes një postimi në Facebook, Tahiri i ka renditur dhjetë pyetje të cilat sipas tij janë me rëndësi për qytetarët e për të cilat qeveria nuk po jep përgjigjje.

“1. Pse nuk përfundoi rruga Prishtinë – Podujevë, meqë ishte premtuar se do të kryhej në fillim të vitit 2023? 2. Kur pritet të përfundojë rruga Prishtinë – Gjakovë? 3. Kur dhe a do të përfundojnë ndonjëherë punimet në aksin Prishtinë – Mitrovicë? 4. Kur përfundon autostrada për Gjilan”, ka thënë Tahiri.

Tahiri tutje ka përmenduar edhe pagat e minatorëve ku sipas tij po luhet me dinjitetin e tyre.

“5. Pse nuk po i marrin pagat minatorët dhe pse po luhet me dinjitetin dhe mirëqenien e tyre? 6. Çfarë ndodhi me rregullimin e Sigurimit Shëndetësor? 7. Pse nuk ka rritje pagash? 8. Pensionet deri kur do t’i mbani në nivel të asistencës sociale?”, shton ai.

Ai ndër të tjera ka thënë se skandale të shumta janë shënuar gjatë kësaj qeverisje ku sipas tij nuk është shënuar asnjë njohje.

“9. Çfarë keni për të thënë për skandalin me lobim dhe kur do të kemi ndonjë njohje të re? 10. Pse dështuan në shfrytëzimin e momentit për anëtarësim në Këshillin e Evropës? Po urën e Ibrit kur do ta hapeni, apo jeni të zënë duke bërë filma në Ujman dhe me lojëra pa krip me manipulimin me diasporë?”, ka përfunduar Tahiri. /Lajmi.net/