Tahiri: Jam për koalicionin LDK-LVV

Kryetari Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka thënë se është për një Qeveri LDK – LVV, duke e përkrahur mundësinë e një koalicioni në mes LDK-së e LVV.

Lajme

13/08/2019 21:29

“Unë jam për koalicionin me VV-në. Unë udhëheqi një koalicion në nivelin komunal në Vushtrri me Lëvizjen Vetëvendosje, pse mos të kemi një koalicion me VV-në. Ky koalicion mund të sjell ndryshim. Nëse interesi i shtetit e kërkon të udhëhiqet me VV pse mos të ndodhë kjo, por kjo nuk është vetëm në dorën e LDK-së, por edhe nga pazaret e tjera politike që do të bëhen në skenën politike”, tha Tahiri në emisionin Debat Plus.

Tahiri nuk ka dashur të komentojë gjuhen e VV-së, që kishte ndaj Isa Mustafës, duke e quajtur atë “Argat të Serbisë”.