Tahiri: Jam keqpërdorur nga AAK-ja, më shumë e promovova Haradinajn se vetën

Labinot Tahiri, kandidat për deputet nga koalicioni AAK-PSD, nuk ka arritur që të sigurojë votat e nevojshme për një mandat të dytë në Kuvendin e Kosovës.

Lajme

20/10/2019 22:04

Gjatë vitit 2017 kishte kandiduar nga partia e Behgjet Pacolli, AKR, ku kishte arritur t’i marrë rreth 17 mijë vota, pas aderimit në AAK këtë vit, në zgjedhjet e 6 tetorit doli humbës, duke mos arritur që të hyjë për një mandat të dytë në Kuvend.

Tahiri ka thënë që është keqpërdorur nga partia e Ramush Haradinajt, partinë në të cilën ai shkoi duke e përkrahur liderin e saj e promovuar atë në fushatë edhe më shumë se sa vetën.

“Unë nuk jam ndëshku po jam keqpërdor, nuk jam i pari në AAK që po ankohna , nuk kam arsye që s’jam deputet po jam keqpërdor si Labinot.  Ju e dini jam mundu me mish e shpirt me qenë kryeminister Ramush Haradinaj që i kam besu atij njeriut, vazhdoj me besu që Haradinaj nuk i lejon këto gjërash, por mbetet mu pa në të ardhmen”, ka thënë Tahiri për InDoks.