Tahiri i PDK-së në Ditën e Demokracisë: Cenimi i vlerave demokratike nuk do të përsëritet nga Bedri Hamza
Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka uruar Ditën e Demokracisë. Përmes një postimi në Facebook, Tahiri ka shkruar se në një vend demokratik rol thelbësor ka e drejta e qytetarëve për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur. Ai derisa ka përmendur zgjedhjet e ardhshme, ka thënë se duhet të mobilizohen të gjithë…

Lajme
Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka uruar Ditën e Demokracisë.
Përmes një postimi në Facebook, Tahiri ka shkruar se në një vend demokratik rol thelbësor ka e drejta e qytetarëve për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur.
Ai derisa ka përmendur zgjedhjet e ardhshme, ka thënë se duhet të mobilizohen të gjithë që të votojnë kandidatin e PDK-së për kryeministër, Bedri Hamzën, shkruan lajmi.net.
“Le të angazhohemi të gjithë, gra e burra, të rinj e të reja që përmes këtyre zgjedhjeve vendit ti mundësojmë një qeverisje që do të mbrojë e promovojë vlerat e demokracisë dhe e cila do të udhëhiqet nga Bedri Hamza. Cenimi i vlerave demokratike të mishëruara në sistemin tonë kushtetues, nuk do të përsëritet në qeverisjen e kryeministrit në ardhje Bedri Hamza”, ka shkruar Tahiri. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: