Tahiri: Gjykata Speciale është përzier në politikën e brendshme të Kosovës

Ish-Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka thënë në T7 se publikimi i propozim aktakuzës së Prokurorit Special ndaj presidentit Hashim Thaci dhe kreut të PDK-së, Kadri Veseli, ka qenë përzierje në politikën e brendshme.

Lajme

12/08/2020 23:46

“Nuk guxon që një gjykatë të përzihet me politikë. Në publikim, përmendej që të lartpërmendurit po mundoheshin që të shuanin punën e gjykatës dhe ishin përzier në punët e gjykatës. Tash, nëse unë si ish-Ministër nuk jam i kënaqur me punën e një gjykate, dhe dua ta zëvendësoj më një gjykatë tjetër, atëherë a duhet një aktakuzë ndaj meje. Kjo është e gabueshme. Tutje, është përmendur një numër dhe është thënë se janë të dyshuar për vrasjen e rreth kaq personave. Në akuzë nuk ka me të qëlluar. Duhet numri i saktë”, tha ai.

Tutje Tahiri tha se nuk ka parë asnjë përpjekje për shuarjen e Speciales nga Thaci apo edhe Veseli.