Tahiri flet për pasojat e qeverisë Kurtit: Të shkarkuarit do të fitojnë në gjykata – do shkatërrohemi
Qeveria Kurti në 52 ditshin e saj në pushtet ka bërë kërdi me shkarkime.
Lajme
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Tahiri, në një intervistë për lajmi.net ka thënë se po bëhet punë e madhe për të stabilizuar gjendjen në administratë që ka shkaktuar qeveria Kurti.
Ai mes tjerash ka bërë të ditur se të gjithë të shkarkuarit nga Kurti do të fitojnë procesin në gjykata e në përmbarues gjë që do t’i kushtojë shumë shtrenjtë buxhetit të Kosovës.
“Qeverisja Kurti ka bërë një prerje radikale në raport me ministrit, i zvogëloi ministrit. Ajo çka kam parë në praktikë është se në një aparati shtetëror që ka funksionu me 18 ministri është problem me u zvogëlua në 15. Për emërimet nuk kam folur 40 ditë, mirëpo kur filloj shkarkimi i paprocedurë i shumë zyrtarëve publik ka me na kushtu të gjithë kanë më fitu në gjykata dhe përmbarues e dëmton”, ka thënë Tahiri.
Cila do të jetë zgjidhja? Pse është përmendur ministria e të papunëve? Për këto dhe detaje tjera i gjeni në intervistën më poshtë:
