Tahiri e njofton Apostolovën me prioritetet e tij si zëvendëskryeministër

Zëvendëskryeministri i parë, Besnik Tahiri ka pritur në takim shefen e Zyrës së Bashkimit Evropian, Nataliya Apostolova të cilën e njoftoi lidhur me punën, prioritetet dhe vizionin e qeverisë për procesin e integrimit evropian.

Lajme

09/06/2020 17:04

Tahiri përmes një statusi në Facebook ka thënë se gjatë këtij takimi ka konfirmuar se ekziston një përkushtim që të vazhdojnë me implementimin e politikave evropiane, me theks në temat që lidhen me modernizimin shtetëror, plotësimin e pakos së reformave shtetërore dhe instalimin e praktikave inovative në qeverisje dhe administratë të shtetit, respektivisht institucione.

Ky është statusi i tij i plotë:

Sot takova shefen e Zyrës së Bashkimit Evropian, znj. Nataliya Apostolova të cilën e njoftova lidhur me punën, prioritetet dhe vizionin tonë në procesin e integrimit evropian. Konfirmova se ekziston një përkushtim që të vazhdojmë me implementimin e politikave evropiane, me theks në temat që lidhen me modernizimin shtetëror, plotësimin e pakos së reformave shtetërore dhe instalimin e praktikave inovative në qeverisje dhe administratë të shtetit, respektivisht institucione.

Shefen e Zyrës së BE-së, znj. Apostolova, e njoftova se top prioritetet e mia në këtë mandat janë avancimi i reformës së administratës shtetërore, modernizimi dhe evropianizimi i saj, forcimi i partneriteteve vendore dhe ndërkombëtare, demokratizimi dhe gjithëpërfshirja publike e civile. /Lajmi.net/