Tahiri: Çështja e ujit në Vushtrri do të rregullohet brenda 12 muajve

Kandidati për Kryetar të Vushtrrisë nga radhët e LDK-së, Xhafer Tahiri, në Magazina Lokale, u zotua se në rast se del fitues në balotazhin kundër Ferid Idrizit nga PDK, brenda 12 muajve do ta rregullojë çështjen e ujit në këtë komunë.

Lajme

07/11/2017 21:27

“Jemi zotuar që do ta rregullojmë çështjen e ujit brenda 12 muajve. Të gjithë janë dëshmitarë që pushteti i vjetër i PDK-së nuk ka arritur që ta zgjidh këtë problem”.

“Ne kemi takuar vazhdimisht banorët e të gjitha fshatrave dhe lagjeve në Vushtrri dhe kemi identifikuar nevojën për ujë dhe kanalizim”.

“Projekti për ujë do të bëhet me buxhetin aktual të komunës, poashtu edhe nga donatorët”.