Tahiri: BE-ja të ndalë hipokrizinë e Serbisë

Ish- kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka vlerësuar se është koha që Bashkimi Evropian, të ndalë tolerimin e politikës së Serbisë “edhe me Rusinë edhe me perëndimin’. Sipas Tahirit kjo çështje duhet të zgjidhet në samitin BE-Ballkani Perëndimor, i cili të martën do të mbahet në Tiranë. “Edhe sa kohe BE-ja…

Lajme

05/12/2022 17:58

Ish- kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka vlerësuar se është koha që Bashkimi Evropian, të ndalë tolerimin e politikës së Serbisë “edhe me Rusinë edhe me perëndimin’.

Sipas Tahirit kjo çështje duhet të zgjidhet në samitin BE-Ballkani Perëndimor, i cili të martën do të mbahet në Tiranë.

“Edhe sa kohe BE-ja do ta toleroj Serbinë me politikën e saj hipokrite “edhe me Rusinë edhe me perëndimin.” Është koha që BE-ja të jetë e prerë me Serbinë, ta ndal hipokrizinë e saj për hir të paqes dhe stabilitetit në rajon, Samiti nesër në Tiranë duhet ta zgjidh këtë çështje, ndër shumë çështje që ngarkojnë Ballkanin kjo është çështja e parë që duhet zgjidhur!”, ka shkruar Tahiri