Tahiri, Kusarit për të dhënat e importit të rrymës: Cilën ditë të duash t’i jepi
Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, i ka reaguar Mimoza Kusarit, rreth statistikave të shpenzimit të energjisë gjatë kësaj periudhe të krizës energjetike, duke i thënë se të dhënat janë nxjerrë nga institucionet.

Lajme
Tutje, ai shtoi se këto të dhëna do ia jap Kusarit, kur do që kjo e fundit dëshiron, raporton lajmi.net.
“Këto të dhëna veç dizajnin e kanë të Partisë Demokratike. Përndryshe janë të dhëna që janë nxjerr nga institucionet dhe ne po e kërkojmë me e zbardhë të vërtetën mbi këto të dhëna. Cilën datë të dush ti, që ti e mendon, prej një janarit e deri sot ti jepi më saktësi, edhe ditën edhe orën sa është prodhuar sa është importuar. Tendenca juaj me ndryshuar ligjin me ble edhe pak kohë, ne kërkojmë që ky komision hetimor me u votuar sot e me filluar punën”, ka thënë Tahiri.
Më tej ai ka shtuar se kur ZRRE-ja ka rritur çmimin e energjisë, Kosova, ka prodhuar mjaftueshëm për konsumin që kërkohet nga qytetarët.
“Kur ZRRE-ja e ka marrë vendimin për ngritjen e tarifave, ne kemi prodhuar me kapacitet 98-99 % të mbulimit të konsumit tonë. Kemi paguar dyfishim përderisa kemi pasur prodhim të mjaftueshëm qoftë nga KEK, qofte hidrocentralet”, ka përfunduar. /Lajmi.net/