Tadic tregon se si ndihej pas humbjes ndaj Tottenham: Kam qarë gjithë natën

Ylli i Ajax Amsterdam, Dusan Tadic, ka zbuluar disa detaje interesante të mbrëmjes së tij, pas eliminimit ndaj Tottenham Hotspur.

Sport

24/05/2019 16:17

Skuadra holandeze ishte eliminuar nga gjysmëfinalja e Ligës së Kampionëve, me një gol të pësuar në minutën e 95’.

Kjo humbje nuk kishte qenë aspak e lehtë për yllin serb Tadic, i cili ka zbuluar se atë natë e kishte kaluar në vaj.

“Ka kaluar goxha kohë që kur Ajax fitoi dy tituj në një sezon. Ishe sezon fantastik, treguam uri për triumfet. Ajaks e bëri Ligën e Kampionëve më interesante. Merituam të luajmë në finale” ka thënë Tadic për ‘Ajax Life’, transmeton lajmi.net.

“Kur jam i dëshpëruar, më pëlqen të qajë. E rrethoj vetën me emocione. Pastaj, e liron të gjithën nga trupi” ka thënë tutje serbi.

“Kur shkova në shtëpi, lëshova pakëz muzikë të mërzitshme serbe dhe u ula në divan. Pastaj, shkova në shtrat. Mendoj se kam qarë për një orë atë natë. Kur pash fëmijët në mëngjes, ajo më ndihmoi” ka thënë ndër të tjerash ish ylli i Southampton.

Ajax e fitoi Eredevisien me tri pikë më shumë sesa PSV, duke triumfuar edhe në Kupën e Holandës  me fitoren ndaj Willem II. /Lajmi.net/