Tabela e Premierligës vetëm me golat e futbollistëve anglezë (Foto)
Nëse do të llogariteshin vetëm golat e futbollistëve anglezë, Arsenali do të ishte lider në Premierligë, ndërsa rivali Chelsea do të luftonte për mbijetesë.
Sport
Arsenali në krye të tabelës, Crystal Palace duke luftuar për kualifikim në Ligën e Kampionëve dhe Chelsea në zonën e rrezikuar për të rënë nga Premierliga.
Elita e futbollit anglez do të dukej shumë më ndryshe nëse do të llogariteshin vetëm golat e futbollistëve anglezë. Arsenali do të ishte në krye të tabelës, por të gjitha fitoret e londinezëve do të ishin me rezultat 1:0, kurse të tjerat do të përfundonin 0:0.
Danny Welbeck do t’ia kishte fituar dy prej atyre ndeshjeve, kurse Jack Wilshere e Alex Oxlade-Chamberlain nga një tjetër.
Ndërsa, Chelsea, – që kryeson në renditjen e vërtetë me katër pikë epërsi – do të ishte e 18-ta, ende në kërkim të golit të parë këtë sezon.