Ta përkrahim Kombëtaren e Kosovës
Ramush Haradinaj thotë se e shikoi me kënaqësi ndeshjen Kosova-Haiti dhe vlerëson se një epokë e re filloi për sportin kosovar. Ai foli edhe për Kombëtaren e Shqipërisë dhe për Kombëtaren e Kosovës.

Lajme
Lideri i AAK’së, Ramush Haradinaj, i cili ishte i pranishëm në Stadiumin “Adem Jashari” për ta shikuar ndeshjen Kosova-Haiti, ka uruar futbollistët për paraqitjen e tyre të parë në miqësoren ndërkombëtare, ndërsa ka vlerësuar se nga sot fillon një epokë e re për sportin e Kosovës.
Haradinaj, duke folur për InfoMagazinë të Klan Kosovës, është shprehur se duhet përkrahur Kombëtarja e Kosovës.
“Është kënaqësi të jem shikues i kësaj ndeshjeje. Mendoj që nga dita e sotme ka filluar një epokë e re për sportin, për futbollin”.
“Na pret edhe një rrugë e gjatë, por mund të them urime për futbollistët. Ne jemi shqiptarë, kudo që jemi. Nuk ka gjë që na ndan. Por, kjo që ndodhi sot, edhe kjo është shqiptare. Ishte një ngjarje e mirë, jemi afër Ibrit”.
“Në realitetin në të cilin jemi, duhet ta gjejmë mënyrën ta përkrahim Kombëtaren e Kosovës. E kemi përkrahur edhe Kombëtaren e Shqipërisë. Jam i bindur që edhe lojtarët tjerë, në të ardhmen, do ta gjejnë mënyrën që t’i bashkohen Kombëtares së Kosovës”.
“Kosova ka nevojë për ta dhe i ftoj ta gjejnë mënyrën t’i bashkohen Kombëtares së Kosovës”.