Ta krahasojmë Milanin e sotëm me atë të dhjetë viteve më parë (Foto)

Skuadra e Milanit me të vërtetë ka rënë në një nivel shumë të poshtëm, teksa një gjë e tillë është mjaft e dhimbshme për tifozët e futbollit, të cilët janë duke e përcjellur këtë sport tashmë e shumë vite më parë.

Sport

08/02/2015 09:54

Skuadra e Milanit, dhjetë vite më parë ka qenë me të vërtetë spektakolare ku në formacionin e saj ka pasur shumë yje dhe shumë kampionë.

Dhe, në ditën e sotme, Milani ka rënë në një nivel shumë të poshtëm, duke pësuar humbje edhe nga skuadra e vogla.

Skuadra rosonere në sezonin 2004-05, kishte një super formacion me lojtarët si Kaka e Shevchenko të cilët e fituan Topin e Artë.

Mbrojtja dhe mesfusha e rosonerëve ishte me të vërtetë spektakolare pasi ishte e përbërë nga lojtarët si Cafu, Nesta, Gattuso, Pirlo e Seedorf.

Në krye të Milanit të atëhershëm ishte trajneri aktual i Real Madridit, Carlo Ancelotti.