Szunyog për vrasjen e gruas në QKUK: Jam i tmerruar, kjo është e papranueshme

Tomas Szunyog, shef i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, ka reaguar në lidhje me vrasjen e gruas që ndodhi mbrëmë në Prishtinë. Szunyog përmes një postimi në Twitter, ka thënë se, është i tmerruar nga vrasja e gruas dhe fëmijës së saj të palindur, shkruan lajmi.net. Ai ka shtuar se kjo është e papranueshme…

Lajme

01/12/2022 11:37

Tomas Szunyog, shef i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, ka reaguar në lidhje me vrasjen e gruas që ndodhi mbrëmë në Prishtinë.

Szunyog përmes një postimi në Twitter, ka thënë se, është i tmerruar nga vrasja e gruas dhe fëmijës së saj të palindur, shkruan lajmi.net.

Ai ka shtuar se kjo është e papranueshme dhe se, u ka shprehur ngushëllime familjes.

“Jam tmerruar nga vrasja e një gruaje dhe fëmijës së saj të palindur mbrëmë. Ajo ishte gruaja e dytë e vrarë që nga fillimi i fushatës 16 Ditë të Aktivizmit kundër #VAW. Kjo është e papranueshme! Ngushëllimet e mia për familjet dhe mbështetjen e plotë për marshin e organizuar sot nga OSHC-të e grave”, ka thënë Szunyog. /Lajmi.net/