Të Infektuar: 224

Të Shëruar: 37

Të Vdekur: 6

Szczesny: E vështirë, por do të jem gati

20:00 | 26 Mars 2020

Wojciech Szczesny ka komentuar situatën aktuale.

Portieri i Juventus, Szczesny, ka bërë të ditur se nuk është e lehtë, por se do të jetë gati për të rifilluar kampanjën e Serie A.

Skuadrat e Serie A janë në pushim të obliguar tash e disa javë, si pasojë e përhapjes së Covid19. Qëndrimi në shtëpi ka vështirësuar rikthimin për lojtarët, por portieri i Juves thotë se do të jetë gati

“Janë bërë dy javë që nga fillimi i karantinës. Jam në rrugën time, derisa familja ime është kthyer në Poloni” ka thënë Szczesny, transmeton lajmi.net.

“Nuk është e thjeshtë. Po fle shumë, por po stërvitem çdo ditë që të jem gati për rifillimin e kampionatit” ka shtuar portieri.

Në skuadrën e Juventus ka pasur disa lojtarë të prekur me koronavirus, por Wojciech nuk ishte një nga ta.

Në anën tjetër, thuhet se kampionati italian mund të fillojë më 9 maj, por kjo datë mund të shtyhet përsëri. /Lajmi.net/