Szabo: Kosova lojtar i fuqishëm në Ballkan

Kosova qartazi është dhe duhet të mbetet një lojtar i rëndësishëm në Ballkanin Perëndimorë, duke ofruar stabilitet në fqinjësi.

Lajme

03/02/2016 14:02

Kështu tha zëvendës ministri i Punëve të Jashtme të Hungarisë, Laszlo Szabo, në intervistë për KosovaPress.

Szabo së bashku me rreth 200 mysafirë të tjerë nga e gjithë bota, po merr pjesë në konferencën “Germia Hill”, që po mbahet në Prishtinë. Ai tha se kjo konferencë përmirëson dhe ngritë autoritetin e Kosovës në raport me shtetet tjera në botë.

“Jam i lumtur që lehtësimi i konferencës kërkon një diskutim shumë transparent dhe të sinqertë sepse kjo është mënyra e vetme për të luftuar problemet. Pra, në vend të mirësjelljes politike, ne po diskutojmë çështje vërtetë serioze këtu në mënyrë shumë transparente dhe unë mendoj që kjo është rruga e duhur për të ecur përpara”, ka shtuar Szabo.

Ai është shprehur shumë i kënaqur që një organizim siç ka thënë, shumë profesional i kësaj konference po ndodhë këtu, ku mund të luftohen çështje shumë serioze.

“Jam goxha i sigurt që shumë politikan këtu besojmë në plane serioze të aksionit dhe kjo do t’i përshpejtojë gjërat”, është shprehur ministri i Punëve të Jashtëm të Hungarisë.

Numri dy i politikës së jashtme hungareze, duke folur për sfidat që ka secili shtet, përfshirë edhe vendin e tij, tha se edhe Kosova duhet të marr shembull nga shtetet tjera të cilat nuk ndalen para sfidave dhe obligimeve që kanë. Ai tha se Kosova mbetet një lojtar mjaftë i rëndësishëm në këtë pjesë të Ballkanit dhe për këtë duhet të tregojë stabilitet me fqinjët dhe të ndërgjegjësohet ndaj çështjeve siç janë pakicat, kultura, etj..

“Qartazi ju jeni dhe duhet te mbeteni një lojtar i rëndësishëm në Ballkanin Perëndimor për të ofruar stabilitet në fqinjësi. E dini se, sikur shumë vende tjera në Evropë, ju duhet të merreni më çështjet e pakicave dhe çështjet e kulturës. Kjo është tipike. Dhe, Ballkani nuk është i përjashtuar (imune) nga këto lloj sfidash”, ka deklaruar Szabo për KosovaPress.

Ai ka thënë se edhe Hungaria përballet me sfidat e llojit të vetë si çdo shtet tjetër, por unë besoj që kjo nuk duhet ta ndalojë asnjërin, qoftë në Ballkanin Perëndimor, apo Evropë, për të ecur përpara dhe për të rritur ndërgjegjësimin për këto çështje, sfidat dhe po ashtu mundësitë për të ecur përpara.