Sylejman Kllokoqi: Reagimi i Liburnit ishte skizofrenik (VIDEOINTERVISTË)

Banori i Qendrës së Prishtinës, Sylejman Kllokoqi ka mbetur i habitur sot kur është ballafaquar me Drejtorin e Urbanizmit në Prishtinë, Liburn Aliun.

Lajme

10/06/2015 15:36

Kllokoqi ka treguar se kishte lënë takim me Aliun për një hall të tij, por kur i ka prezantuar problemin, Liburni e ka larguar nga zyra duke i thënë “hupë” dhe qysh po flet keq për një biznesmen.

Kllokoqi dyshon se prapa Komunës së Prishtinës dhe biznesmenit ka lidhje korrupsioni.

Madje, ai thotë se Shpend Ahmeti s’është Kryetar i Prishtinës, por Kryeqyteti po udhëhiqet nga njerëzit e fortë.

Ky banor ka dhënë edhe detaje të tjera se si ishte frikësuar nga Liburni, i cili bartë me vete revole. Tregon edhe për takimin me Albin Kurtin. (GazetaExpress)

YouTube player