Syla: VV tash s’po i sheh si armiq veç PDK e LDK, paska edhe rus e serbë a?
Valon Syla, gazetar, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje, gjatë kohës që ishte në opozitë shihte armiq vetëm brenda, ndërsa sot që është në pozitë, ajo po i sheh të gjithë armiqtë real të jashtëm dhe të brendshëm. Syla në postimin e tij në Facebook, ka shtuar se derisa VV të mësohet me këtë, elektorati do…
Lajme
Valon Syla, gazetar, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje, gjatë kohës që ishte në opozitë shihte armiq vetëm brenda, ndërsa sot që është në pozitë, ajo po i sheh të gjithë armiqtë real të jashtëm dhe të brendshëm.
Syla në postimin e tij në Facebook, ka shtuar se derisa VV të mësohet me këtë, elektorati do ta rrëzojë nga pushteti, shkruan lajmi.net.
Postimi i plotë:
Vetëvendosje kur ish në opozitë vec brenda shihke armiq. Ndërsa, sot në krye të Kosovës, po kendellen me realitetin edhe po i shohin krejt armiqt real të jashtëm e të brendshëm të shqiptarëve, e po bërtasin ‘O kuku luftë bre ka me kërsitë’…
Hajt se mësoheni, por taman kur mësoheni, ju rrxon elektorati. Se vet e keni ndjellë…
Po me vjen mirë që më si armiq spo i shihni veç PDK’n e LDK’n. Paska edhe rus e serbë a?
A paskeni zbulu do ujë të ftoft. /Lajmi.net/