Syla, Qeverisë: Hapni bastoret, krejt po luajnë dhe asgjë s’po tatimohet
Analisti dhe gazetari, Valon Syla, i ka bërë thirrje Qeverisë që t’i hap lojërat e fatit. Ai në një postim në Facebook thotë se kjo duhet të ndodhë pasi që edhe ashtu kjo veprimtari po ushtrohet në formë ilegale në Kosovë, e nuk po tatimohet asgjë nga kjo, shkruan lajmi.net. “Qelni more bastoret. Edhe ashtu…

Lajme
Analisti dhe gazetari, Valon Syla, i ka bërë thirrje Qeverisë që t’i hap lojërat e fatit.
Ai në një postim në Facebook thotë se kjo duhet të ndodhë pasi që edhe ashtu kjo veprimtari po ushtrohet në formë ilegale në Kosovë, e nuk po tatimohet asgjë nga kjo, shkruan lajmi.net.
“Qelni more bastoret. Edhe ashtu krejt po lujnë, por asgje spo tatimohet. Krejt online, ose disa edhe dalin jashtë kufijve në Maqedoni e tjeter kah”, shkruan Syla.
“Vetem e mira kish me qene mos me leju, bastore 500 metra radius afer shkollave fillore dhe të mesme”, shton Syla. /Lajmi.net/