Syla: Kurti me gaz lotsjellës ka ardhur në pushtet dhe tani është bërë gaz i botës

Analisti dhe gazetari Valon Syla, ka bërë një reagim lidhur me investimet e huaja në Kosovë, që sipas tij kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po i përzë investitorët. Më anë të një shkrimi në Facebook, Syla ka përmendur Serbinë si shembull që tërheq investitor dhe ndërsa sipas tij Kurti nuk ka sjell asnjë lajm të…

Lajme

17/11/2022 17:37

Analisti dhe gazetari Valon Syla, ka bërë një reagim lidhur me investimet e huaja në Kosovë, që sipas tij kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po i përzë investitorët.

Më anë të një shkrimi në Facebook, Syla ka përmendur Serbinë si shembull që tërheq investitor dhe ndërsa sipas tij Kurti nuk ka sjell asnjë lajm të mirë për investime, shkruan lajmi.net.

“Para nje jave Serbia ishte nikoqir i nje misioni tregtar me 25 kompanite ma te medha amerikane. Kete vizite e kishte organizuar departamenti amerikan i tregtise. Kete jave Qeveria norvegjeze e paska organizu forumin e investimeve norvegjeze. Ndersa te na Albin Kurti i perzen investitoret. Me kompanitë e forta kosovare as qe eshte takuar ndonjehere, ne buxhet ka parapare zero investime energjetike.

Gazpërquesin amerikan e ka rrefuzu. Domethane asnje te vetmin lajm te mire për investime se ka pru. Asnje.”, shkruan Syla.

Sipas tij Kurti duke përdorur gaz lotsjellës ka ardhur në pushtet dhe tani është bërë gaz i botës./Lajmi.net/