Syla ironizon me Kurtin: Thirre Gjonbalën e 50 milionshit le t’i hjek reduktimet e rrymës
Siç është bërë ditur tashmë, KEDS ka njoftuar se ka pranuar urdhëresën nga Qendra Nacionale Dispeçerike e Kosovës, pjesë e KOSTT, që të fillojë me kufizimet e energjisë elektrike nga ora 8:00 e ditës së hënë – datë 15 gusht. Reduktimet që kanë filluar sot kanë ngjallur reagime të shumta, duke shfaqur pakënaqësi dhe duke…

Lajme
Siç është bërë ditur tashmë, KEDS ka njoftuar se ka pranuar urdhëresën nga Qendra Nacionale Dispeçerike e Kosovës, pjesë e KOSTT, që të fillojë me kufizimet e energjisë elektrike nga ora 8:00 e ditës së hënë – datë 15 gusht.
Reduktimet që kanë filluar sot kanë ngjallur reagime të shumta, duke shfaqur pakënaqësi dhe duke hedhur kritika në drejtim të qeverisë, shkruan lajmi.net.
Një nga reagimet ka ardhur edhe nga gazetari Valon Syla i cili përmes një postimi në Facebook, ka ironizuar me kryeministrin Albin Kurti duke i thënë këtij të fundit ta thërras Gazmend Gjonbalajn, biznesmenin shqiptar që jeton në Amerikë në mënyrë që t’i hjek reduktimet e rrymës.
“Hej Albin ‘baba’. Thirre atë shokun e studimeve, at Gjonbalën e 50 milionshit le ti hjek reduktuktimet e rrymës… o kuku bre, çfare jeni ju, veç une ju njoh mirë. A e dini ju poplli i Albin Kurtit që as Shqipëria, as Serbia, as Mali i Zi e as Maqedonia ska reduktime të rrymës. Edhe ata kanë krizë energjetike, por janë gjind. Përveç neve, populli i aftë i Albin Kurtit. 51%shi. Nginu Vetëvendosje qitash”, ka thënë Syla. /Lajmi.net/