Sveçla: U goditëm rëndë por prapë jemi një hap larg fitores

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla, ka thënë se kjo lëvizje mund të vijë shpejt në pushtet, pavarësisht se muaj më parë u nda thuajse në dysh.

Lajme

06/05/2018 18:32

“Ishim një hap para fitores, kur e morëm një goditje të rëndë e të mirëorganizuar, nga brenda e nga jashtë. Por aktivistët dhe qytetarët kësaj radhe u treguan më të mençur e më të organizuar se ata që dëshiruan ta shkatërrojnë Lëvizjen VETËVENDOSJE!, dhe, ja ku jemi, sërish vetëm një hap larg fitores”, ka thënë Sveçla, njofton Klan Kosova.

“Organizata jonë në terren, anëtarësimet e reja si asnjëherë më parë, sondazhet dhe studimet e opinionit publik e konfirmojnë këtë. Me pak më shumë punë nga ne e nga ju, me seriozitet e përkushtim, Lëvizja mund të vijë shumë shpejt në pushtet”, ka shkruar ai në Facebook.

“Mbështetja popullore ekziston dhe është masive, është detyra jonë ta strukturojmë atë, ta forcojmë e ta rrisim atë duke punuar dhe duke u angazhuar në organizatën tonë dhe jashtë saj”