Sveçla takohet me Ministrin e Punëve të Brendshme të Italisë: Flasin për angazhim të përbashkët në luftën kundër krimit të organizuar

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, është pritur sot nga homologu i tij italian Matteo Piantedosi. Temë diskutimi të dy ministrat diskutuan për angazhimin në luftën kundër krimit të organizuar, trafikimit, migrimit të paligjshëm dhe çdo ilegaliteti tjetër, shkruan lajmi.net. Dy ministrat në fund u dakorduan se do të thellojnë bashkëpunimin bilateral për të…

Lajme

06/06/2024 19:48

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, është pritur sot nga homologu i tij italian Matteo Piantedosi.

Temë diskutimi të dy ministrat diskutuan për angazhimin në luftën kundër krimit të organizuar, trafikimit, migrimit të paligjshëm dhe çdo ilegaliteti tjetër, shkruan lajmi.net.

Dy ministrat në fund u dakorduan se do të thellojnë bashkëpunimin bilateral për të përballur me sfidat e dy vendeve.

“Kisha nderin e veçantë të mirëpritem sot në Ministrinë e Brendshme të Italisë në Romë nga homologu im, Matteo Piantedosi.

Biseduam për angazhimin tonë të përbashkët në luftën kundër krimit të organizuar, trafikimit, migrimit të paligjshëm dhe çdo ilegaliteti tjetër, fusha këto për të cilat policitë tona gëzojnë bashkëpunim të shkëlqyer.

Me Ministrin Piantedosi u dakorduam për thellim të bashkëpunimit bilateral  për tu përballur suksesshëm me sfidat që dy vendet tona ballafaqohen. Me kënaqësi e ftova Ministrin Piantedosi për vizitë në Republikën e Kosovës dhe deri në atë kohë, ekipet tona do të angazhohen për konkretizim të mëtutjeshëm të bashkëpunimit tonë.” /Lajmi.net/