Sveçla: Sulmet e ditëve të fundit në veri janë shprehje e dëshpërimit dhe qyqarllëkut të bandave kriminale

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Svela ka reaguar në lidhje me sulmet e dy ditëve të fundit në drejtim të institucioneve në Zveçan. Sveçla tha se këto sulme janë shprehje e dëshpërimit dhe qyqarllëkut të bandave kriminale me dirigjim nga Beogradi. Sipas Sveçlës në kohën kur po “çmontohen” ditë e më shumë, duan të…

Lajme

29/11/2024 11:38

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Svela ka reaguar në lidhje me sulmet e dy ditëve të fundit në drejtim të institucioneve në Zveçan.

Sveçla tha se këto sulme janë shprehje e dëshpërimit dhe qyqarllëkut të bandave kriminale me dirigjim nga Beogradi.

Sipas Sveçlës në kohën kur po “çmontohen” ditë e më shumë, duan të tregojnë se ende janë këtu “dhe të fortë”.

Ministri tha se janë të vendosur në eliminimin e plotë të secilës grimcë kriminale e terroriste në vendin tonë, transmeton lajmi.net.

Postimi i plotë:

Sulmet e ditëve të fundit ndaj institucioneve në veri janë shprehje e dëshprimit dhe qyqarllëkut të bandave kriminale me dirigjim nga Beogradi. Në kohën kur po çmontohen ditë e më shumë, dëshpërimisht duan të tregojnë se ende janë këtu dhe të fortë. Por, ne jemi më të vendosur se kurrë deri në eliminimin e plotë të secilës grimcë kriminale e terroriste në vendin tonë.

E themi troç atë që kemi përsëritur përgjatë këtyrë katër viteve: Koha e pandëshkueshmërisë dhe amnistisë ndaj bandave kriminale ka përfunduar. Kushtetushmëria, ligjshmëria, rendi e ligji do të funksionojnë në çdo cep sikurse liria dhe të drejtat e qytetarëve nuk mund t’i ndalojë askush përmes frikës e terrorizimit./Lajmi.net/