Sveçla sërish tek Ura e Ibrit: Vizitë e rregullt, hapja e urës nuk është çështje e dialogut

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla ka qëndruar sot në veri të vendit. Ai me këtë rast është pyetur nga gazetarët nëse ka shkuar në lidhje me inspektimet që po bëhen për hapjen për qarkullim të urës së Ibrit. Sveçla si fillim nuk deshi të deklarohet në lidhje me këtë çështje, por…

Lajme

07/08/2024 13:57

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla ka qëndruar sot në veri të vendit.

Ai me këtë rast është pyetur nga gazetarët nëse ka shkuar në lidhje me inspektimet që po bëhen për hapjen për qarkullim të urës së Ibrit.

Sveçla si fillim nuk deshi të deklarohet në lidhje me këtë çështje, por më pas tha se është vizitë e rregullt, me e pa dhe me i bë atje me e bë rregullimin e urës.

“Inspektimi është në dy faza. Jemi në proces dhe jemi duke punuar sipas planit e të cilin plan do të ndajmë me të gjithë bashkëpunëtoret”, tha Svecla, shkruan lajmi.net.

Ai madje tha se nuk po sheh asgjë të jashtëzakonshme me shkuarjen e e tij në veri pasi është vend i lirë.

“S’po shoh asgjë të jashtëzakonshme”, shtoi ai.

Ndërsa gazetarët deklaruan se ambasadorët e QUIN-it dhe SHBA-të kanë deklaruar se çështja e urës duhet të realizohet përmes dialogut dhe në asnjë formë tjetër.

“Kjo është çështje është mbyllur në 2016, nuk është çështje e dialogut fare është çështje e të drejtës për t’u hap dhe çështje e një vendimi që tashmë është publik”, theksoi ministri.

Ai gjithashtu është pyetur se si e komenton protestën e sotme të serbëve në veri në lidhje me kundërshtimin për hapjn e e urës, meqë rast tha se ata kanë të drejtë protestë sepse është e drejtë demokratike.

“Kanë të drejtë me protestë, e drejtë demokratike s’ka kurrfarë telashe.Krejt varet nga procesi se kur hapet dhe si”, theksoi ministri Svecla.

Ai ka qenë aty bashkë me ministrin Elbert Krasniqi, ndërsa dje që të dy dhe zv/ministri Hysen Drumishi kanë qëndruar tek Ura e Ibrit për të parë nga afër se çfarë në fakt duhet të punohet aty dhe për t’u bërë matjet e qëndrueshmërisë së kësaj ure për kalimin e automjeteve.

Kjo urë mbetet e mbyllur për qarkullim që nga paslufta.

  • Më 2016, palët në Bruksel u pajtuan për një plan zbatimi të marrëveshjes për urën.
  • Rivitalizimi i urës u përfundua nga Bashkimi Evropian më 2018 dhe kushtoi rreth 1.5 milion euro.

Aktualisht, ura mbetet e hapur për këmbësorë, por jo edhe për automjete./Lajmi.net/