Sveçla: Po mbyllim rrugët e kontrabandës dhe po rrisim sigurinë për qytetarët

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka deklaruar se institucionet e sigurisë po vazhdojnë angazhimin për të parandaluar kontrabandën dhe hyrjet ilegale të grupeve ekstremiste në veri të vendit. Sveçla përmes një postimi në llogarinë e tij nw Facebook tha se këto synojnë forcimin e sigurisë dhe kontrollit kufitar. “Përderisa po mbyllim…

Lajme

02/12/2025 15:06

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka deklaruar se institucionet e sigurisë po vazhdojnë angazhimin për të parandaluar kontrabandën dhe hyrjet ilegale të grupeve ekstremiste në veri të vendit.

Sveçla përmes një postimi në llogarinë e tij nw Facebook tha se këto synojnë forcimin e sigurisë dhe kontrollit kufitar.

“Përderisa po mbyllim rrugët e kontrabandës dhe inkurzioneve të terroristëve dhe ekstremistëve në veri, në të njëjtën kohë po hapim shtigje të reja për qytetarët tanë e institucionet e rendit,” ka thënë Sveçla.

Sipas tij, puna e institucioneve të rendit do të vazhdojë me qëllim të garantimit të sigurisë publike dhe parandalimit të aktiviteteve të paligjshme në këtë zonë. /Lajmi.net/