Sveçla: Në mars pritet procedimi i Ligjit të Pagave në Qeveri, diskutimi do të bëhet edhe me Sindikatat

Shefi i GP të AAK-së, Besnik Tahiri, ka kërkuar nëse Ligji i Pagave do të miratohet deri në mars të këtij viti.

Lajme

20/01/2022 12:43

Për këtë, ai ka kërkuar sqarime se deri ku është punuar përkitazi me këtë projektligj.

“Në debatin për Ligjin e Pagave keni deklaruar se do të miratohet në mars. Deri ku keni shkuar me miratimin e këtij ligji. Po frikohem se në mars nuk do të vijë për miratim. Nëse zvogëlohet koeficienti do të zvogëlohet edhe paga. Për tu financuar ky është obligative ta shtyjmë në financim me rishikimin e buxhetit”, ka thënë Tahiri.

Ndërsa ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, teksa iu është përgjigjur deputetit Tahiri, tha se janë duke punuar në këtë Projektligj, teksa shtoi se në shkurt të këtij viti do të diskutohet edhe me sindikatat për këtë temë. Ndërsa tha se në muajin mars do të procedohet për në Qeveri Ligji i Pagave.

“Ashtu siç kam diskutuar për këtë temë ministria është e përkushtuar për përfundimin e ligjit për paga në sektorin publik. Përgjatë kësaj periudhe janë zhvilluar takime për finalizim të listave përcjellëse të ligjit. Në këtë periudhë jemi duke punuar me ministrinë e Financave. Ne fillim të këtij viti janë kontaktuar edhe sindikatat. Ministria planifikon të fillojë procedurën paraprake. Muaji shkurt është i rezervuar një debat i gjerë për projektligjin. Gjatë muajit mars do të procedojë ligjin në qeveri. Unë pajtohem se numri i qenve endacak ka marrë përmasa shqetësuese. Vërehet se ka nevojë për qasje strategjike. Qeveria ka filluar angazhimin për zgjidhjen e këtij problemi”, ka thënë Sveçla.