Sveçla “merr zemër” pas arrestimeve: Fajden e haraçin do ta zhdukim nga Kosova

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas arrestimit të tetë personave të dyshuar për “Fajde” në tri komuna të ndryshme.

Lajme

17/09/2021 21:19

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla ka folur për arrestimet e disa personave për fajde në tri komuna të vendit.

Ai me anë të një postimi në Facebook ka thënë se në Kosovë do të zhduket haraçi dhe fajdja dhe se Kosova do të jetë një vend më i sigurt, shkruan lajmi.net.

“Në Republikën e Kosovës më nuk ka vend për veprimtari të tilla kriminale dhe për këtë jemi të vendosur.  Fajden e haraçin do ta zhdukim, Kosova do të jetë vend i sigurt”, ka shkruar ai.

Ndryshe,  Policia ka njoftuar se sot janë arrestuar tetë persona për veprimtaritë e lartëcekura si dhe gjatë operacioneve janë sekuestruar 44,150 euro para kesh, në llogaritë e të dyshuarave janë ngrirë mbi 61,000 euro, dy revole, një pushkë e gjuetisë, 106 fishekë (kalibra të ndryshëm), tri vetura, fletore dhe dokumente të ndryshme relevante për rastet dhe shtatë telefona. /Lajmi.net/