Sveçla: Lista Serbe e udhëzuar nga Beogradi bojkotoi e sabotoi procesin e zgjedhjeve në veri

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla ka reaguar sot pasi kanë dështuar zgjedhjet për shkarkimin e kryetarëve të katër komunave në veri. Ai përmes një postimi në Facebook ka akuzuar Listën Serbe dhe Beogradin zyrtar për bojkot me qëllim të sabotimit të procesit të votimeve sot në katër komunat e veriut të…

Lajme

21/04/2024 21:24

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla ka reaguar sot pasi kanë dështuar zgjedhjet për shkarkimin e kryetarëve të katër komunave në veri.

Ai përmes një postimi në Facebook ka akuzuar Listën Serbe dhe Beogradin zyrtar për bojkot me qëllim të sabotimit të procesit të votimeve sot në katër komunat e veriut të Kosovës.

“Lista Serbe si në të kaluarën ashtu edhe tash, përmes formave të ndryshme të udhëzuar nga Beogradi bojkotoi e sabotoi procesin demokratik si mundësi për të çuar komunat në zgjedhje të reja. Ky subjekt i mishëruar me metoda jodemokratike nuk e gjen assesi veten te një proces kaq demokratik”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

Ai përgëzoi institucionet e sigurisë për përmbyllën e kësaj ditë pa asnjë incidente

“Republika e Kosovës i dha mundësinë qytetarëve të katër komunave veriore që sot të vendosin për kryetarët e katër komunave të tyre. Komisioni Qendror Zgjedhor në bashkëpunim me institucionet tjera edhe njëherë dëshmoi përkushtim në zbatimin e mandatit të tij dhe respektimin e plotë të të drejtës së qytetarëve për të vendosur për të ardhmen e tyre. Ne do të vazhdojmë angazhimin tonë për qytetarët tanë pavarësisht dallimeve, institucionet tona do të jenë në shërbim të të gjithëve dhe për sigurinë e vendit tonë. Kosova është Republikë demokratike, e gjithë qytetarëve pa dallim”, ka përfunduar Sveçla.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka njoftuar se nisma për shkarkimin e kryetarëve të komunave veriore në Kosovë, ka dështuar, pasi në këtë proces nuk kanë marrë pjesë 50 për qind plus 1 e votuesve. Në procesin e sotëm të votimit kanë marrë pjesë vetëm 253 persona.

Postimi i plotë: