Sveҫla për vrasjen e 21 vjeҫares: Pavarësisht arrestimit të dorasit, është e domosdoshme sjellja e drejtësisë pa vonesë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, është shprehur i tronditur nga vrasja e 21-vjeçares sot në Ferizaj dhe me rrethanat e krimit. Sveçla tha se përkundër përpjekjeve për ta rritur sigurinë për vajzat dhe gratë, rastet si vrasja e sotme, sipas tij, janë thirrje për reflektim për të gjitha institucionet e për shoqërinë. “Përgëzoj…

Lajme

12/04/2024 22:23

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, është shprehur i tronditur nga vrasja e 21-vjeçares sot në Ferizaj dhe me rrethanat e krimit.

Sveçla tha se përkundër përpjekjeve për ta rritur sigurinë për vajzat dhe gratë, rastet si vrasja e sotme, sipas tij, janë thirrje për reflektim për të gjitha institucionet e për shoqërinë.

“Përgëzoj Policinë e Kosovës për reagimin e shpejtë në arrestimin e dorasit dhe do të kujdesem që të ndërmarrim gjithçka që na takon si Ministri e Punëve të Brendshme në zbardhjen e të gjitha rrethanave të rastit dhe përgjegjësisë së secilit zyrtar. Pavarësisht arrestimit të dorasit, është e domosdoshme sjellja e drejtësisë pa vonesë”, shkroi Sveçla.