“Besoj që të gjithë e kanë parë tanimë që institucionet e Kosovës e sidomos gjatë qeverisjes së shkuar kishin një luhatje dhe është e domosdoshme që LDK-ja të ndikojë në forcimin e institucioneve të Kosovës. E keni vërejt që z.Hoti për një kohë shumë të shkurtër arriti që t’i kthente ato në shtatin e vet dhe ta kthej besimin në institucione, por edhe të partnerëve ndërkombëtarë”, ka thënë më tutje Svarqa në T7.
Anëtari i LDK-së foli edhe për aderimet në këtë parti dhe për anëtarët e saj në listën zgjedhore.
“LDK-ja nuk ka bërë aderime për pompozitet por nuk do të thotë që nuk ka aderime. Ka vazhdimisht të rinj. Këta nuk do të mungojnë në LDK dhe besoj që shumë shpejtë do të ketë aderime edhe në LDK. E kam parë listën e deputetëve dhe besoj që do të jenë emra të panjohur për publikun, qoftë nga vendi ashtu edhe nga diaspora”, ka deklaruar ai.
Svarqa tha se listës zgjedhore të LDK-së do t’i prijë kandidati për kryeministër.
“Nuk e kam parë komplet listën por normal që ekskluziviteti do t’i besohet kandidatit për kryeministër nga partia. Jam shumë i nderuar që do të jem edhe unë njëri nga kandidatët për deputet”, ka thënë ai.