Suspendojeni Vertonghenin, jo Torresin

Menaxheri i Chelseas, Jose Mourinho i doli në mbrojtje sulmuesit Fernando Torres pas përjashtimit të tij në barazimin 1-1 me Tottenhamin. Ylli spanjoll u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 81-të pas një dueli ajror me mbrojtësin Jan Vertonghen, por xhirimet e përsëritura treguan se ai nuk e kishte qëlluar kundërshtarin. Madje, Special…

Sport

28/09/2013 16:07

Menaxheri i Chelseas, Jose Mourinho i doli në mbrojtje sulmuesit Fernando Torres pas përjashtimit të tij në barazimin 1-1 me Tottenhamin.

Ylli spanjoll u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 81-të pas një dueli ajror me mbrojtësin Jan Vertonghen, por xhirimet e përsëritura treguan se ai nuk e kishte qëlluar kundërshtarin. Madje, Special One ka bërë thirrje për suspendimin e Vertonghenit për simulim.

“Gjyqtari u mundua maksimalisht, në pjesën e parë ai ndëshkoi Andros Townsend me karton të verdhë për simulim. Ai u mundua ta kryn punën e tij. Por, disa futbollistë të huaj, kur vijnë në Angli, vazhdojnë ta mbajnë kulturën e tij dhe është e turpshme”, deklaroi ai.

“Kartoni i kuq është pa dyshim një gabim i madh. Shpresoj që Torres të lirohet nga suspendimi sepse Komisioni duhet ta kuptojë se ai duhet të luajë fundjavën e ardhshme. Por, më duhet të lexoj rregulloren të shoh nëse kemi të drejtë ankese për kartonin e dytë të verdhë, nuk jam i sigurt. Do të suspendoja për një ndeshje Vertonghenin e jo Torresin”, u shpreh ai.