ZYRTARE: Suspendohet përjetësisht, pasi e sulmoi gjyqtarin

Trajneri i KB Golden Eagle Ylli, Agron Berisha, është suspenduar përjetësisht nga kryerja e detyrës së trajnerit, pas sulmit ndaj gjyqtarit, Xhelal Mumini, në ndeshjen Trepça – Ylli.

Sport

03/02/2016 18:26

Komesari i Garave në Federatën e Basketbollit të Kosovës, e ka dënuar me ndalesë të përjetshme në kryerjen e detyrës së trajnerit dhe detyrave tjera ne sportin e basketbollit në kuadër të FBK-së, trajnerin e Golden Eagle Ylli, Agron Berisha.

Berisha e kishte sulmuar gjyqtarin Xhelal Mumini, në minutat e fundit të përballjes Trepça – Ylli.

Komesari i Garave ka bërë të ditur se vendimi është marrë duke u bazuar në deklaratat e zyrtarëve të ndeshjes dhe analizat e xhirimit si dhe në raportin e Policisë së Kosovës.

Arsyetimi i Komesarit të Garave për këtë vendim:

Në çerekun e IV-të të ndeshjes Trepça vs Golden Eagle Ylli , 2.05 minuta pa përfunduar ndeshja te rezultati 73:70 në të mirë të KB Trepça, trajneri Agron Berisha pas ndëshkimit nga ana e gjyqwtarwve me gabim teknik e pastaj edhe me gabim diskualifikues , realizon sulm fizik ndaj gjyqwtarit Xhelal Mumini.Si pasojw gjyqwtari kryesor vendos ,me tw drejtw duke zbatuar PG ,tw ndwrpresw ndeshjen.

Pas marrjes së deklaratave nga zyrtarët e ndeshjes dhe analizës të xhirimit televiziv të ndeshjes e duke u bazuar edhe në raport të Policisë së Kosovë është konstatuar se Agron Berisha ka kryer sulm fizik të rëndë duke shprehur vendosmëri në realizimin e sulmit ndaj gjyqëtarit të ndeshjes,përkatësisht zyrtarit të FBK-së. Agron Berisha ka ndjekur gjatë tërë fushës gjyqtarin, e ka goditur dhe ka tentuar më pas ta godas edhe më tutje duke e përndjekur gjyqtarin Mumini deri në fund të sallës,ku është mbrojtur nga zyrtarë tjerë të ndeshjes që intervenuan dhe I njejti ka shpëtuar me më pak pasoja. Në këto momente trajneri Agron Berisha është përpjekur të godas edhe më tutje gjyqtarin .Gjyqtari Mumini nga goditjet e Berishes ka pësuar lëndime trupore,te konstatuar edhe nga mjeku kujdestar në Shtëpin e shëndetit në Vushtri. Me këtë akt të turpërt ,trajneri dhe zyrtari I klubit Ylli,Agron Berisha ka bërë një akt të dënueshëm me aktet normative te FBK-së dhe ka dëmtuar jashtëzakonishtë rëndë në imazhin e sportit të basketbollit në vend dhe jashta vendit. Në bazë të së cekurave është marr Vendimi si në dispozitiv.