Suspendohet Muntari
Komisioni disiplinor i Federatës së Futbollit të Italisë (FIGC) ka suspenduar për tri ndeshje mesfushorin e Milanit, Sulley Ali Muntari, pas përjashtimit të tij në derbin e qytetit kundër Interit, të dielën mbrëma në Giuseppe Meazza. Mesfushori ganez u ndëshkua direkt me karton të kuq pas një përplasjeje me Zdravko Kuzmanovic. “Sulley Ali Muntari është…

Sport
Komisioni disiplinor i Federatës së Futbollit të Italisë (FIGC) ka suspenduar për tri ndeshje mesfushorin e Milanit, Sulley Ali Muntari, pas përjashtimit të tij në derbin e qytetit kundër Interit, të dielën mbrëma në Giuseppe Meazza.
Mesfushori ganez u ndëshkua direkt me karton të kuq pas një përplasjeje me Zdravko Kuzmanovic.
“Sulley Ali Muntari është suspenduar me tri ndeshje moslojë pasi në minutën e 48-të të pjesës së dytë, kur loja ishte e ndërprerë, goditi një kundërshtar”, thuhet në shpjegimin e publikuar nga FIGC.
Veprimi i Muntarit nuk i ndihmoi aspak skuadrës së tij pasi Milan në fund pësoi humbje me rezultat minimal 1:0.