Suspendohet mësuesi cili ushtroi dhunë fizike ndaj nxënësit në Drenas

Një arsimtar në shkollën “Rasim Kiçina” në Drenas, është xhiruar derisa e ka goditur një nxënës me shuplakë.

Lajme

24/02/2020 19:05

Pas kërkesës së kryetarit të Komunës, Ramiz Lladrovci, drejtuar Drejtorisë Komunale të Arsimit për marrjen e masave sipas Ligjeve të aplikueshme, kjo e fundit ka marr vendim në bazë të kompetencave që ka, konfrorm Ligjit, deri në përfundimin e procedurave të Komisionit Disiplinor për suspendimin e mësimdhënësit i cili ka ushtruar dhunë fizike ndaj nxënësit.

Siç thuhet në njoftim, Komuna e Drenasit dhe Drejtoria Komunale e Arsimit, mbeten të përkushtuara në zbatimin e ligjeve dhe marrjen e masave për të gjithë ata që bien ndesh me to, në mënyrë që të krijohet një klimë e mirë dhe efikase në procesin edukativo e arsimor në të Institucionet Arsimore të Komunës së Drenasit, transmeton lajmi.net.

Kujtojmë, se Driton Çelaj, një arsimtar në shkollën “Rasim Kiçina” në Drenas, është xhiruar derisa e ka goditur një nxënës me shuplakë.

“Kthehu përpara” janë fjalët që dëgjohen derisa arsimtari i Edukatës Qytetare e goditi nxënësin me shuplakë. /Lajmi.net/