Suspendohet Liga e Turqisë

Liga mjaft e njohur e Turqisë që ndryshe njihet si Superliga, është suspenduar për një javë, pas sulmit me armë që është bërë në drejtim të autobusit të skuadrës së Fenerbahces.

Sport

06/04/2015 16:55

Gjatë këtij vikendi ka ndodhur një gjë shumë e pazakontë në botën e futbollit.

Autobusi i skuadrës së Fenerbahces është sulmuar me armë nga një njeri i armatosur.

Skuadra e Fenerbahces ishte duke shkuar në aeroportin e Trabzonit, pas fitores 5-1 ndaj Rizesporin, kur autobusi i saj është sulmuar.

Dhe, sot Federata e Futbollit të Turqisë kishte një takim me ministrinë e sportit, ku bashkë kanë marrë vendimin që liga e Turqisë të suspendohet për një javë.