Suspendohet dënimi, Reali transferon katër super futbollistë

9:06 | 15 Janar 2016

Foto nga: http://lajmi.net/suspendohet-denimi-reali-transferon-kater-super-futbolliste/

Real Madrid beson në suspendimin e dënimit të FIFA-së, duke e shfrytëzuar rastin për të transferuar katër përforcime të mëdha gjatë verës.

Real Madrid nuk dorëzohet dhe ka paralajmëruar ankesë ndaj vendimit të FIFA-së që i dënoi nga regjistrimi i futbollistëve të rinj deri në verën e vitit 2017.

“Los Blancos” besojnë se dënimi do të suspendohet. Dhe, kështu ata do të paguajnë 250 milionë funte në transferimin e katër super përforcimeve.

Tabloidi britanik “Daily Star” ka njoftuar se portieri i Manchester Unitedit, David de Gea, mbrojtësi i Evertonit, John Stones, mesfushori i Chelseas, Eden Hazard dhe sulmuesi i Manchester Cityt, Sergio Aguero janë në agjendën e Realit, përcjell “Lajmi.net”.

Por, krejt kjo do të varet nga rezultati i ankesës ndaj dënimit të FIFA-së.