Suspendohen dy zyrtarë korrektues, pas arratisjes së dy të miturve mbrëmë nga Burgu i Lipjanit
Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se për shkak të arratisjes së dy të burgosurve mbrëmë nga Qendra Korrektuese në Lipjan, janë suspenduar dy zyrtarë korrektues.

Lajme
“Deri te suspendimi është ardhur për shkak të dyshimit se zyrtarët korrektues gjatë kryerjes së detyrës zyrtare kanë shkelur procedurat e sigurisë institucionale”, thuhet në njoftim, transmeton lajmi.net.
Tutje u theksua se lidhur me rastin, Shërbimi Korrektues i Kosovës ka iniciuar procedure disiplinore dhe ka caktuar Komisionin Hetimor të Brendshëm, i cili do të hetojë rastin në tërsi./Lajmi.net/