Surroi: UÇK-ja ishte pakicë, s’e ka përfaqësuar shumicën në Kosovë

Publicisti Veton Surroi ka deklaruar se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka qenë një pakicë në Kosovë.

Lajme

17/10/2019 23:07

Surroi ka thënë se UÇK nuk ka qenë shumicë në Kosovë, por ka qenë një pakicë e organizuar që ka luftuar.

Sipas Surroit UÇK’ja ka qenë pakicë që nuk e ka përfaqësuar shumicën në Kosovë.

“UÇK nuk ka qenë shumicë në Kosovë, ka qenë pakicë në Kosovë, pakicë natyrisht e organizuar e ka luftuar, por ka qenë pakicë nuk e ka përfaqësu shumicën në Kosovë, shumicën e spektrit politikë”, tha Surroi në RTV Dukagjini.

Surroi këto komente i bëri teksa fliste për humbjen e krahut të luftës në zgjedhjet e fundit pas shumë viteve dhe ardhjen në pushtet të opozitës.