Surroi: Asociacioni s’është problemi më i madh i Kosovës
Publicisti Veton Surroi, ka thënë se çështja e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, nuk është problemi më i rëndësishëm i Kosovës. Ai në “Debat Plus”, u shpreh se Kosova duhet ta zhvillojë një debat të brendshëm për mënyrën se si duhet të duket një Kosovë më funksionale se sa që është sot. “Jo nuk…

Lajme
Publicisti Veton Surroi, ka thënë se çështja e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, nuk është problemi më i rëndësishëm i Kosovës.
Ai në “Debat Plus”, u shpreh se Kosova duhet ta zhvillojë një debat të brendshëm për mënyrën se si duhet të duket një Kosovë më funksionale se sa që është sot.
“Jo nuk është (Asociacioni problemi më i madh i Kosovës). Problemi është relacioni që duhet ta vendosim mes nesh dhe bashkësisë ndërkombëtare në një konflikt të papërfunduar. Duke pasur parasysh që nuk ekziston vullnet në Serbi për ta përfundu problemin. Kosova duhet të vlerësojë funksionalitetin e vet, në aspektin parësor, të zhvillojë një debat të brendshëm, se si do duhej të dukej një Kosovë më funksionale se si është sot. Të integroj mendimin e komuniteteve joshumicë në këtë reformë dhe të flas në mënyrë të hapur për synimet e veta me partnerët ndërkombëtarë. Kosova nuk mundet të mbahet zvarrë me këtë obligim apo atë obligim”, tha ai.
Ai u shpreh se Qeveria e Kosovës ka treguar seriozitet sa i përket sigurisë në veri.