Supremja merr vendimin përfundimtar për rastin “Kleçka” (Dokument)

Avokati Florin Vertopi, ka thënë rasti Kleçka tashmë ka përfunduar. Ai këtë e ka bërë të ditur me anë të një postimi në facebook.

Lajme

24/05/2017 16:43

“Rasti Kleçka më në fund përfundoj. U refuzua kërkesa për mbrojtjen e ligjshmërisë e ushtruar nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK)”.

“Urime… U vërtetua lufta e drejtë e UÇK-së”, ka shkruar tutje ai.

Rasti “Kleçka” ishte mbyllur, por sërish ishte kthyer në rigjykim.

Në verën e 2012-së, Fatmir Limaj dhe nëntë prestarë tjerë të UÇK-së u akuzuan për krime lufte kundër popullatës civile dhe krime lufte kundër të burgosurve të luftës që siç thuhet, supozohet të jenë kryer nga fillimi i vitit 1999 deri në mesin e qershorit të atij viti në një qendër të improvizuar paraburgimi nga UÇK-së, e që ndodhej në fshatin Kleçkë të Kosovës.

ve