Supremja ia zbret dënimin Sylejman Selimit

Gjykata Supreme e Kosovës ka aprovuar pjesërisht ankesën e mbrojtjes së ish komandantit të UÇK-së Sylejman Selimi.

Lajme

25/07/2017 12:40

“Selimi shpallet i pafajshëm për përgjegjësi komanduese për pikat e aktakuzës për të cilat Gjykata e Apelit e kishte shpallur fajtor”, ka shkruar në llogarinë e tij në “Facebook” Tomë Gashi, avokati i Selimit.

Sipas tij me këtë aktgjykim Gjykata Supreme e Kosovës ka modifikuar aktgjykimin e Gjykatës së Apelit te vitit 2016 duke e ndryshuar këtë aktgjykim dhe duke e zbritur dënimet me aktgjykimet e mëhershme.

“Ne, avokatët e Z. Selimi do të vazhdojmë mbrojtjen e tij duke kërkuar pafajësinë e plotë të Z. Sylejman Selimi ngase ai me herët është dënuar për qëllime politike, dhe pa asnjë prove kredibile”, ka thënë Gashi.

Ai tutje ka sqaruar se dënimi për Sylejman Selimin është zbutur nga 10 në 8 vite burgim.