‘Supermeni’ Avdullah Hasani, tani shef i task-forcës kundër narkotikëve

Ministria e Punëve të Brendshme ka ngritur një task-forcë shtetërore kundër përdorimit të narkotikëve tek të rinjtë.

Lajme

19/06/2019 18:22

Shef i kësaj task-force është emëruar Avdullah Hasani i cili ka lëshuar pozitën e këshilltarit të kryeministrit Haradinaj ku ishte koordinator për rini, shkruan lajmi.net.

Zëvendësshef i task-forcës për çështje operacionale është emëruar Rashit Qalaj njëherit drejtor i Policisë së Kosovës.

Avdullah Hasani deri tani njihet për disa pozita udhëheqëse e politike.

Ai fillimisht ishte Kryetar i Kuvendit të Rinisë së Kosovës, ndërsa pas kësaj u emërua Kryetar i Rinisë Evropiane të Kosovës.

Me formimin e qeverisë Haradinaj, Hasani morri pozitën e koordinatorit nacional për rini, si këshilltar i kryeministrit Ramush Haradinaj.

Ndërsa, Hasani tani do të ketë edhe një pozitë tjetër udhëheqëse në institucionet e vendit, e kësaj radhe në fushën e sigurisë, ku do të udhëheq një task-forcë mjaftë të rëndësishme për Kosovën. /Lajmi.net/